Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) deri sot ka përpunuar 17.895 aplikacione të shtetasve të Maqedonisë jashtë vendit të cilët janë paraqitur për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 27 prill. Ky numër do të rritet pasi të përpunohen aplikacionet e tjera të cilat do të arrijnë, të cilat siç thonë nga KSHZ-ja, janë në numër të madh.
Vetëm sot KSHZ-ja ka pranuar 2.077 aplikacione, ndërsa 58 vlerëson se nuk i plotësojnë kushtet. Në seancën e sotme Komisioni e përcaktoi fletëvotimin për zgjedhjet presidenciale për njësitë zgjedhore jashtë vendit 7, 8 dhe 9.
Fletëvotimi do të jetë në gjuhën maqedonase ndërsa emri i kandidatit të PDSH-së Iljaz Halimi do të shkruhet edhe në gjuhën shqipe.