Site icon PORTALB

Policia franceze: Gratë e arrestuara po planifikonin sulm në stacion hekurudhor në Paris

Policia franceze

Tri gratë e arrestuara mbrëmë në lidhje me një makinë të mbushur me cilindra gazi që ishte gjetur afër katedrales “Notre Dame”, po planifikonin një sulm në një stacion hekurudhor në Paris.

Kështu ka njoftuar sot ministria e Brendshme franceze, përcjell Express.

“të gjitha stacionet janë paralajmëruar, por ato kishin planifikuar sulm në stacionin ‘Gare de Lyon’ këtë të enjte,” tha një zyrtar i ministrisë pas arrestimeve të mbrëmshme.

Stacionin “Gare de Lyon” ndodhet në juglindje të kryeqytetit francez, më pak se tri kilometra larg katedrales.

Exit mobile version