Kjo grua kaloi një vit duke lexuar një libër nga çdo shtet, ja libri që zgjodhi nga Shqipëria

Në vitin 2012, shkrimtarja Ann Morgan i vuri vetes një synim shumë ambicioz. Ajo donte të lexonte një libër nga çdo shtet, në vetëm një vit.

Një qind e nëntëdhjetegjashtë libra më vonë, shkroi një libër dhe mbajti një fjalim TED për përvojën e saj. Ajo krijoi gjithashtu një varg hartash interaktive ku organizoi gjithçka kishte lexuar.

“Është e mrekullueshme gjerësia e perspektivës që merr. Një kurs intensiv leximi botëror,” thotë ajo. Duke parë kapakët e librave, Morgan trishtohej kur shihte që shumica ishin me autorë britanikë apo amerikanoveriorë. Kështu që, siç shpjegoi në TED Talk, ajo u vetëregjistrua në ‘një kurs intensiv leximi global’.

Sfida ishte e jashtëzakonshme. Leximi i afërsisht katër librave në një javë ndërsa punonte full-time, ishte thjesht vështirësia e parë. Të gjente një përkthim në anglisht nga çdo shtet ishte gjithashtu me kleçkë, vetëm 4.5% e veprave të publikuara në Britani çdo vit janë përkthime.

Fuqia e internetit

Ajo postoi një thirrje online dhe mbeti e befasuar nga përgjigjja. Nga e gjithë bota, njerëzit nisën t’i rekomandonin, madje edhe t’i dërgonin, libra. “Del që nëse do të lexosh botën, nëse do që të përballesh me të, me mendje të hapur, bota do të ndihmojë”, shpjegon ajo.

Megjithatë, nga fundi i 2012-ës, ngeci. Pasi kishte shpenzuar muaj të tërë duke kërkuar një përkthim në anglisht të një libri nga São Tomé dhe Príncipe, shteti ishullor afrikan portugalishtfolës, ajo nuk kishte zgjidhje tjetër dhe duhej të siguronte vetë një përkthim. Dyshonte nëse dikush mund ta ndihmonte me këtë.

Por, brenda pak ditëve nga njoftimi në Twitter dhe Facebook, nëntë portugalishtfolës vullnetarë ofruan kohën e tyre për ta përkthyer librin për të. Gjashtë javë më vonë, ajo kishte një përzgjedhje historish të shkurtra për të lexuar. Shkrimtarja thekson rolin që interneti luajti për ta bërë qëllimin e saj realitet. “Është testament i kohëve të jashtëzakonshme që jetojmë. Falë internetit, është më e thjeshtë sesa kurrë më parë për një të huaj, të ndajë një histori, një mesazh që shihet nga e gjithë bota, një libër… me dikë që mund të mos e ketë takuar kurrë”, thotë ajo.

Harta e librave të botës

Morgan ka krijuar një hartë interaktive që tregon librin që ajo ka lexuar nga çdo shtet. Harta përfshin gjithashtu përmbledhje për çdonjërin prej tyre. Ajo shpreson që edhe të tjerët do përdorin hartat për të organizuar përvojat e tyre. “Pak nga pak, historitë që lexova në një vit më bënë më të ndërgjegjshme sesa kurrë, për pasurinë, diversitetin dhe kompleksitetin e planetit tonë sensacional,” ka thënë ajo.

World Economic Forum

Zbuloni cilin libër ka zgjedhur nga Shqipëria.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button