Site icon PORTALB

Obama: Puna serioze e të qenit president nuk është për Trampin

Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama e ka cilësuar kandidatin republikan, Donald Tramp si “të painformuar” pasi ai ka deklaruar se presidenti rus, Vlladimir Purin është “lider më i mirë” se Obama, njofton MIA.

Në brifingun me mediat amerikane në Vietnam, kryeqytetin e Laosit, ku është duke qëndruar, Obama theksoi se “gjithmonë kur flet, bëhet gjithnjë e më e qartë se kandidati i republikanëve Tramp, nuk është i kualifikuar për të qenë president i SHBA­-së”.

“Të jesh president është me të vërtetë një gjë shumë serioze, ndërsa kjo punë nuk është për të”, ka thënë Obama.

Në një debat parazgjedhor me eprorët ushtarak dhe veteranët, të transmetuar përmes televizionit, Tramp përsëri e ka lartësuar Putinin, pasi që presidenti rus “paska kontroll të madh në vend” dhe pasi që e ka mbështetjen e 82% të popullatës ruse.

Obama në Vietnam merr pjesë në punën e Samitit të vendeve të ASEAN, ndërsa paraprakisht ishte në Kinë në kuadër të Samitit të sivjetmë të grupit G­20.

“Pas serisë së aktiviteteve të ndërsjella të cilat i pata në tetë-­nëntë ditët e kaluara me liderët botërorë, mund të them se politika është biznes serioz”, është deklaruar Obama për mediat amerikane.

Në debatin në të cilin Tramp përsëri është impresionuar nga presidenti rus, kandidati republikan ka lavdëruar Putinin me komplimentin se është “briliant”.

Exit mobile version