Organizatorët e ndeshjes në Finlandë kanë kërkuar që Kosova të prezantohet me simbole shtetërore për të përjashtuar çfarëdo mundësie që gjatë ndeshjes të ketë incidente.
Lidhur me këtë Vokrri theksoi se ideja e organizatorit ishte se gjatë ndeshjes mund të ketë edhe ndonjë thirrje apo simbol shtetëror i Serbisë, transmeton Koha.net.
“Gjatë organizimit të ndeshjes kanë potencuar se duhet të prezantohen simbolet e shtetit, të mira të këqija ato që janë. Për Finlandën është njëjtë si flamuri i Serbisë, si i Kosovës e në grackë bjen Kosova ”, ka thënë Vokrri.
Menjëherë pas kësaj, Vokrri i drejtohet Sheremetit me pyetjen se sa flamurë të Kosovës kanë qenë në Elbasan në ndeshjen Shqipëri – Serbi.
Sheremeti i cili ka thënë se përgjigjja insistuese e Vokrrit theksoi se nuk kishte asnjë.