Site icon PORTALB

Ngritet hetim për sulmin në Alepo me klor

Siri, Alepo

Organizata për ndalesë të armëve kimike paralajmëroi sot hetim për përdorimin e klorit në qytetin sirian Alepo, duke theksuar se paraqitjet për shfrytëzimin e atij gazi janë shqetësuese.

Këshilli i sigurisë pranë KB-së ka obligim t’i shqyrtojë raportet e grupeve kontrolluese të Organizatës botërore dhe Organizatës për ndalesë të armëve kimike, të cilët i akuzojnë forcat qeveritare siriane për sulme me gazëra toksikë.

Mbrojtja civile siriane kumtoi se helikopterë qeveritar kanë hedhur bomba të cilat përmbajnë klor mbi Alepon, që ka shkaktuar ngulfatjen e 80 njerëzve. Observatoria për të drejtat e njeriut kumtoi se një person ka vdekur nga ngulfatja.

Burime ushtarake siriane përgënjeshtrojnë se të mërkurën e kanë sulmuar Alepon me klor.

Exit mobile version