Site icon PORTALB

Rama batuta në Bruksel me përkthyesen: Nuk jeni ende gati të na pranoni (VIDEO)

Mogerini - Rama, foto arkivi

Një situatë ilariteti ka përfshirë mesditën e sotme konferencën që po mbante në Bruksel, kryeministri Edi Rama me zëvendëspresidenten e BE-së Federica Mogherini dhe komisionarin e Zgjerimit, Johanes Hahn.

Por kur në konferencë ka marrë fjalën Edi Rama, ky i fundit ka nisur që të flasë në gjuhën shqipe. Por pas kësaj, ka ndërhyrë përkthyesja e cila i ka kërkuar atij që të marrë kohën e duhur për t’i përkthyer në anglisht fjalët e tij që nga Mogherini të kuptonte se çfarë po thoshte ai.   Madje ajo tha se do të ishte më mirë të fliste në anglisht.

Mes batutave, kryeministri e mori vetë situatën në dorë duke nisur të flasë në gjuhën angleze.

“Më thanë se mund të flisja shqip, por me sa duket nuk jeni të përgatitur për të na pritur në familjen tuaj”, – tha kryeministri me batutë, duke ju drejtuar në anglisht zv/presidentes të Bashkimit Evropian, e cila nuk e kuptoi pjesën e parë e deklaratës që Rama mbajti në shqip.

Exit mobile version