Ndryshe nga çdo herë tjetër, ja kush u shpall Miss Kosova 2016
Camila Barraza, modelja nga Argjentina, është shpallur mbrëmjen e djeshme fituesja e Miss Kosova 2016. Pasi arriti të lërë pas 14 vajza të tjera shqiptare, triumfoi si e vetmja modele e huaj në eventin e përvitshëm të bukurisë që u mbajt në Prishtinë dhe u transmetua live nga Klan Kosova, shkruan RevistaClass.
Camila Barraza do të përfaqësojë Kosovën në dy spektakle ndërkombëtare, Miss World 2016 dhe Miss Universe, që do të mbahet në Filipine. Vendimi u mor nga një juri profesioniste e përbërë nga personazhe të njohur të botës së artit.
Shoqëruesja e parë e Miss-it, Bleranda Çitaku, po ashtu do të jetë pjesëmarrëse në Miss Universe 2016, ndërsa Miss Earth u përzgjodh modelja Andina Pura. Organizatorja e spektaklit ishte Agnesa Vuthaj.