Site icon PORTALB

DAP detyrimisht do t’i paguajë taksat radiodifuzive: Shihni a jeni në listë

DAP

DAP

Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP), ka publikuar listë me 85.790 qytetarë, të cilëve u është dërguar vendim për pagim të detyruar të taksës radiodifuzive. Personave fizik të cilët janë në listë do t’u bllokohen llogaritë bankare dhe në mënyrë të detyrueshme do të obligohen ta paguajnë borxhin për taksën radiodifuzive, njofton Portalb.

Borxhlinjtë e DAP-it, që janë të shkruar në listë më së voni kanë afat që deri më 13 shtator t’i marrin vendimet për pagesë të detyrueshme të taksës radiodifuzive në DAP, në zyrën rajonale sipas vendit të jetesës.

Nëse borxhlinjtë, nuk paraqiten në DAP, vijon publikimi në Gazetën Zyrtare, që më pas të zbatohet edhe pagimi në mënyrë të detyrueshme, me bllokim të llogarisë bankare.

Listën mund ta gjeni: KËTU

Exit mobile version