Site icon PORTALB

Ivanov: Zgjedhjet janë mundësi që ta kthejmë një faqe të re

Gjorge Ivanov

Gjorge Ivanov

Në akademinë solemne me rastin e Ditës së pavarësisë së Maqedonisë,  presidenti Gjorge Ivanov, , në fjalimin e tij u përqendrua edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 dhjetor. Porositi se nuk është e rëndësishme se kush do të fitojë më së shumti vota dhe kush do të qeveris në zgjedhjet e ardhshme por, siç tha, është shumë e rëndësishme se si do të kalojë procesi parazgjedhor dhe zgjedhor dhe nëse do të respektohet vullneti i qytetarëve, jo vetëm nga fituesi por edhe nga i mposhturi.

“Këto zgjedhje janë një mundësi për ta përfunduar këtë faqe të hidhur me përplot pasiguri dhe ta kthejmë një faqe të re. Qeveria e re do të ketë detyra të mëdha, në më shumë fusha”, tha Ivanov.

Në kushte të integrimeve të bllokuara evropiane dhe euroatlantike, sipas presidentit të Maqedonisë, është e domosdoshme Maqedonisa të bëjë kthesë strategjike drejt brendësisë, gjegjësisht t’i riformojë dhe zhvillojë institucionet.

Exit mobile version