Site icon PORTALB

Kërçovari humb jetën në një fatkeqësi trafiku

Aksident - ilustrim

Aksident - ilustrim

Pesëdhjetë e tetë vjeçari, C.A. nga Kërçova është viktimë e një aksidenti trafiku, që ndodhi dje  në rrugën rajonale Demir Hisar-Kërçovë, në udhëkryq në fshatin Golemo Ilino, njofton Portalb.

Kërçovari  K.A. (57) i cili po e ngiste kamionin “Mercedes” me targa të Kërçovës, goditi bashkëqytetarin e tij C. M.(58), i cili ishte duke qëndruar pranë furgonit të parkuar “Fiat Ducato”, me targa të Ohrit.

K.A. u kthye pas me “Mercedes”, me qëllim që ta ndihmojë C.M. që zvarritej për në furgonin e tij, me ç‘rast në një moment e shtypi mes dy automjeteve. Nga lëndimet e marra C.M. vdiq menjëherë.

Kqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer SPB- Manastir. Veturat tashmë janë siguruar për ekspertizë, ndërkohë që me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Portalb.mk

Exit mobile version