Site icon PORTALB

Tre astronautë u kthyen në Tokë pas 172 ditësh

Astronautët, që kanë dalë për “shëtitje” jashtë stacionit kozmik ndërkombëtar, vazhdimisht flasin për një erë specifike në gjithësi, të cilën e ndiejnë në rrobat dhe pajisjet e tyre

Ilustrim

Një austronaut amerikanë dhe dy konsmonautë rusë të anijes Soyuz, kanë përfunduar misionin 172 ditorë në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë dhe kanë zbritur me sukses në Kazakistan.

Komandanti i stacionit, Jeff Williams nga SHBA dhe inxhinerët e fluturimit Alexey Ovachinin dhe Oleg Skripocheka, ishin nisur nga kapsula Soyuz orë më parë, përpara se të mbërrinin në Zhezkazgan të Kazakistanit, në orën 7 sipas kohës lokale.

“Sigurisht se do të më mungoj kjo pamje”, ka shkruar në Twitter William, në mbishkrimin e fotografisë së postuar ku shfaqet lindja e diellit jashtë planetit.

Willaim, 58 vjeçar, që u kthye në Tokë, gjatë gjithë karrierës së tij ka qëndruar në hapësirë 534 ditë. Kjo është periudha më e gjatë e kaluar në hapësirë nga ndonjë astronaut amerikan, pasi shumë kosmonautë rusë kanë qëndruar në hapësirë për një kohë edhe më të gjatë. /REL

Exit mobile version