A do të ketë ndryshime në Kodin Zgjedhor? Njësia 6 tejkalon limitin e votuesve

A do të ketë ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe a do të ketë zhvendosje apo shpërndarje të votuesve nëpër njësi tjera është çështje për të cilën nuk ka përgjigje ende nga Ministria e Drejtësisë. Sipas Ligjit, kufiri i votuesve nga rajoni i Pollogut dhe pjesa tjetër në kuadër të njësisë 6 zgjedhore është më e madhe se 5% nga kufiri i parashikuar me ligj, njofton TV21.

Sipas zëdhënësit të LSDM-së, Petre Shilegov, ende është herët që të diskutohet rreth çështjes për njësinë e 6-të zgjedhore, por pritet që në ditët në vazhdim të ketë zgjidhje.

“Gjatë ditës së djeshme, Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka paralajmëruar Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe grupet e deputetëve për atë se nuk kemi paritet ligjor në njësitë zgjedhore. Pres që ditëve në vazhdim kjo çështje të zgjidhet”, tha Shilegov.

Nga VMRO-DPMNE thonë se do të dalin me qëndrim zyrtar nëse do të ketë ndryshim në Kodin Zgjedhor ose nëse do të ketë zgjerim në kufijtë e njësive zgjedhore, pasi që të shohin shkresën nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Nga BDI dhe PDSH nuk dhanë qëndrime rreth kësaj çështje.

Megjithatë, krahas deklaratave të partive politike dhe Ministrisë së drejtësisë të cilët me vendim do të dalin për disa ditë, sektori joqeveritar me qëndrim se problemi me njësinë zgjedhore numër 6 vazhdon të mbetet edhe më tej dhe duhet që patjetër të gjendet një zgjedhje këtë pasdite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button