Site icon PORTALB

Verifikohet rasti i ngulfatjes së fëmijës nga torta në një ëmbëltore

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari

Shërbimet inspektuese të Agjencisë të Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), sot bëri një kontroll inspektimi të hollësishëm në një ëmbëltore të njohur në Shkup, pas parashtresës së paraqitur në orët e vona të pasditesë në Sektorin për mbrojtje të konsumatorëve pranë Agjencisë nga ana e një prindi të shqetësuar, i cili ka paraqitur simptoma të marrjes së frymës tek fëmija i tij, pas konsumimt të një torte të blerë nga embëltorja.

Sipas parashtresës, informojnë nga AUV-­ja, fëmija ka pasur marrje fryme pas pranisë së copave të stirporit në tortë. “Rezultatet e kontrollit të bërë nga ana e inspektorëve për ushqim, pas parashtresës së paraqitur nga konsumatori, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari do t’i marrë brenda ditës së nesërme”, njoftoi AUV.

Exit mobile version