Site icon PORTALB

“Bomba” te Çimentorja ka qenë bombël oksigjeni

Bombë aeroplanësh

­

(E plotësuar) Pas gërmimit të bërë në vendin ku fillimisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njoftoi se është gjetur një bombë aeroplanash me kalibër të madh dhe me peshë prej rreth 125 kilogramësh, është konfirmuar se bëhet fjalë për një bombël oksigjeni prej 1,5 metrash.

Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njoftuan se nuk ka rrezik të mëtejmë në rajonin ku është gjetur bombola.

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

Në afërsi të lagjes Pripor-Shkup, te rrethrrotullimi para lagjes së fabrikës së çimentos, gjatë gropimit dhe zgjerimit të një rruge lokale, është gjetur një bombë aeroplanësh me kalibër të madh, sipas vlerësimeve fillestare me peshë prej rreth 125 kilogramë.

Siç kumtuan nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në pajtim me procedurat operative standarde, DMSH me ekspertët e vet i ndërmori të gjitha masat parandaluese dhe operative.

“Është shënuar dhe mbrojtur hapësira rreth projektilit, janë njoftuar të gjitha subjektet përreth për ta braktisur terrenin, ndërsa MPB e siguron hapësirën”, thuhet në kumtesë.

Exit mobile version