Site icon PORTALB

Pas verës lëkura juaj ka nevojë për këtë maskë

Vera sapo përfundoi dhe përveç nxirjes ka lënë pas edhe disa shenja në fytyrë e trup. Pas saj, ajo për të cilën keni nevojë nuk është gjë tjetër veçse një trajtim i saktë. Dhe aleat shumë i fortë për këtë është një përbërës natyral që me siguri do e keni në kuzhinë. Mjalti.

Mjalti dhe dobishmëritë e tij për lëkurën:

Eliminimi i akneve, vepron si një antibakterial natyral kundër akneve

Eliminimi i plakjes së lëkurës, vetitë antioksidante veprojnë kundër plakjes së qelizave

Lëkurë e shëndetshme, veti hidratuese dhe qetësuese

Kështu që mjalti mund të shërbejë si baza e dhjetra recetave natyrore të bukurisë, për çdo fazë të kujdesit të lëkurës, nga pastrimi e deri tëk hidratimi.

Provoni që sot të realizoni këtë maskë të lehtë në shtëpi.

Përbërësit:

1 lugë gjelle mjaltë

2 lugë kos

Lëng limoni

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit mirë.

Aplikimi:

Përhapni maskën në fytyrë (pasi ta keni pastruar mirë) dhe qafë, duke shmangur zonën e syve. Lereni të veprojë për disa minuta dhe lani fytyrën tuaj me ujë të vakët. Më pas fshiheni butësisht me një peshqir të pastër.

Exit mobile version