Site icon PORTALB

Protestë kundër emigrantëve në Francë

Francë, kamp i refugjatëve

Ata kanë bërë plan për të bllokuar rrugët kryesore dhe të formojnë një zinxhir njerëzor në rrugën drejt portit, nga vinë emigrantët. Kjo është vendosur të jetë protesta më e madhe kundër emigrantëve, njofton BBC.

Më shumë se 7 mijë njerëz janë duke jetuar në atë kamp, në kushte të mjerueshme. Shumë prej tyre përpiqen që të hidhen mbi kamionë për të arritur në Britani.

Kryetarja e komunës së Calais, Natacha Bouchart, ka thënë se gjendja është duke u bërë e padurueshme.

“Ata që janë, kryesisht nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika, të cilët bëjnë përpjekje për të hyrë në mënyrë të paligjshme”, është shprehur Bouchart.

Ndërsa ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, ka thënë të dielën se qeveria ende nuk ka për qëllim ta mbyllë kampin.

Javën e kaluar Britania e Madhe dhe Franca janë zotuar të punojnë së bashku, duke rritur sigurinë në portin e Calais, përmirësimin e situatës humanitare për mijëra njerëz të pastrehë atje dhe kthimin e emigrantëve të paligjshëm.

Exit mobile version