Site icon PORTALB

SHBA dhe Rusia dështuan të arrijnë marrëveshje për Sirinë

John Kerry dhe Sergei Lavrov

Konflikti sirian mund të zgjidhet ekskluzivisht me mjete politike, porositi sot presidenti rus Vlladimir Putin.

Duke folur në takimin e liderëve të vendeve nga grupi pesëanëtarësh BRIKS, në margjina të samitit të grupit të G-20 në Kinë, Putini tha se problemi i terrorizimit global mundet me sukses të përfundojë me përpjekje të përbashkëta të të gjitha vendeve të cilat në këtë kanë interes, transmetojnë mediat britanike.

Agjencia ruse TASS e transmetoi deklaratën e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitri Peskov, se liderët e SHBA-së dhe Rusisë kanë pranuar takim të ndarë.

“Vlladimir Putin dhe Barak Obama do të takohen në margjina të samitit të G20”, tha Peksov.

Putin, paraprakisht në samtin e G20 në Kinë, tha se ekonomia ruse është stabilizuar dhe paralajmëroi ulje të deficitit dhe varshmërisë nga eksporti i naftës dhe gazit.

Exit mobile version