Site icon PORTALB

Teologu Hamiti: I nderuar me shenjtërimin e Nënë Terezës

Xhabir Hamiti

Xhabir Hamiti

Teologu i fesë islame njëherit profesor në Fakultetin e Studimeve Islame në Universiteti e Prishtinës, Xhabir Hamiti në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se ndihet I nderuar me respektin dhe konsideratën më të lartë që i bën Nënë Terezës në Vatikan me rastin e shenjtërimit të saj.

Më poshtë lexoni postimin e tij:
Si qytetar shqiptar, ndihem i nderuar me respektin dhe konsideratën më të lartë që po i bënë selia botërore katolike në Vatikan, misionares dhe humanistes së shquar të shekullit të kaluar, me gjenezë shqiptare.

Suksesi ynë individual shqiptar në botë, historikisht është shumë më i shquar sesa ai kolektiv. Uroj që në të ardhmen të jemi më të bashkuar për të mirën tonë të përbashkët.

Exit mobile version