Site icon PORTALB

Këshilla falas dhe kontrolle nga logopedët prej nesër deri më 12 shtator

Logoped, foto ilustruese

Logoped, foto ilustruese

­ Shoqata “Iteraksion plus” nga Shkupi, prej nesër deri më 12 shtator do të organizojë “Javë logopedike” falas. Të gjithë të interesuarit mund të bëjnë kontrolle falas dhe konsultime në Studion logopedike “Interaksion plus”, i cili gjendet në afërsi të Sallës universale në Shkup.

Për më shumë informacione dhe caktim të termineve mund të paraqiten në numrat e telefonave 078/245­484 dhe 071/973­362. “Interaksion plus” filloi edhe me përgatitje të Udhërëfyesit për persona me nevoja të posaçme, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Feniks”, e cila do të publikojë edhe më shumë doracakë dhe materiale tjera të nevojshme edukative.

Aksionin humanitar e realizojnë më shumë logopedë dhe defektologë, me qëllim që t’u ndihmohet personave të cilët kanë probleme logopedike.

Exit mobile version