Site icon PORTALB

Turqi, në hetimet kundër FETO-s pushohen nga puna 76 gjykatës dhe prokurorë

Turqi

Turqi

Në kuadër të hetimeve kundër organizatës terroriste FETO në Turqi, nga puna janë pushuar 76 gjyqtarë dhe prokurorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes të Turqisë të premten njoftoi se janë shkarkuar 76 gjyqtarë dhe prokurorë.

Në mesin e të akuzuarve ndodhet edhe ish këshilltari juridik pranë Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Muharrem Kose.

Nga ana tjetër, Gjykata Penale në Ankara të premten vendosi që të konfiskojë pasuritë e 65 të arratisurve të dyshuar, të cilët lidhen me organizatën terroriste FETO.

Në mesin e të arratisurve, janë edhe kreu i kësaj organizate Fethullah Gylen dhe biznesmeni Hamdi Akin Ipek.

Gjithashtu, gjykata penale në Ankara vendosi të marrë masa paraprake për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtatë të dyshuarve të cilët janë të lidhur FETO-n.

Exit mobile version