Site icon PORTALB

Shilegov: Edhe “fikusi” e kuptoi që promotorët ekonomik janë investim i gabuar

Petre Shilegov

“Maqedonia ngelet e fundit në rajon pas investimeve direkte të huaja. Në vitin 2016, me 122.92 milionë euro, deri më tani. Ku janë 8 miliardë eurot e investimeve direkte të huaja të kriminelit të dyshuar Nikolla Gruecski? Gruevski patjetër duhet të jep përgjegjësi për gjithçka edhe për miliona eurot – para të popullit që i ka harxhuar, për 32 promotorët ekonomik edhe për “rod – shout” turistik pa kurrfarë efekti”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, në një konferencë për shtyp, njofton Portalb.

Ai shtoi se madje edhe Gjorge Ivanov, siç e quan ai “fikusi”, e ka kuptuar se promotorët ekonomik janë investim i gabuar.

“Ai konfirmoi se paaftësia e pushtetit vitet e kaluara ka gjuajtur para në Agjencinë për Investime të huaja mbi 43 milionë euro para të popullit për asgjë. Ivanov sipas të gjitha gjasave e ka kuptuar se suksesi i investimeve të huaja ekziston vetëm në kokën e Nikolla Gruevski”, shtoi Shilegov.

Zëdhënësi i LSDM-së, gjithashtu theksoi se edhe Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë disa herë e ka demantuar Gruevskit, siç thotë ai, për politikat e gabuara për tërheqjen e investitorëve të huaj.

“Tanimë gjithçka ka përfunduar. Për investitorët e huaj më me rëndësi është që a do t’i lejojë shteti ato që të punojnë duke mos i reketuar dikush, se sa Qeveria e Maqedonisë të ndajë pasaporta për të burgosur të kalibrit si Subrata Roj”, ka shtuar Shilegov. /Portalb

Exit mobile version