Site icon PORTALB

Pas puthjes në skenë, vjen një tatuazh. Doni ende konfirmime për ata të dy?

Rihanna dhe Drake

Një natë më parë në Miami, Rihanna publikoi një video duke veshur sandalet e saj, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ngjitësi që ajo kishte mbi kyçin e këmbës. Një ngjitës strategjik që poshtë tij fshihte një konfirmim tjetër, më të fortë, për lidhjen e saj me Drake. Ajo i shtoi trupit të saj një tatuazh të ri, plot kuptim.

Artisti McCurdy i “Bang Bang”, i cili ka realizuar edhe tatuazhe të tjerë në trupin e Ririt, këtë herë zbuloi sekretin e saj dhe publikoi tatuazhin e ri. Një peshkaqen i kamufluar.

Por prit, këtë peshkaqen e kemi parë edhe diku tjetër. Më saktë në selfie-n që postoi Drake, në Instagramin e tij, nga Toronto. Në foto ishte ai, Rihanna dhe një peshkaqen i kamufluar lodër.

Sipas LaineyGossip, kjo foto është tërhequr nga ai rreth një muaj më parë, kur Rihanna kishte udhëtuar drejt Torontos për të performuar në një koncert me të. Pas koncertit Drake dhe Rihanna darkuan në Ripley’s Aquarium. Darka romantike në shoqëri të peshqëve duket se do të jetë një çast i memorizuar përgjithmonë për këngëtaren, sidomos tani që vendosi ta vizatojë atë në trup.

Tani, ende mendoni se puthja në skenë ishtë konfirmimi më i mirë i lidhjes së tyre?

Exit mobile version