Site icon PORTALB

Durim Seferi dhe Dashmir Tairi në “Tiger Classic Bucharest” (FOTO)

Durim Seferi dhe Dashmir Tairi do të marrin pjesë në garën ndërkombëtare në bodybuilding dhe fitness në kryeqendrën rumune Bukuresht, raporton Portalb.

“Tiger Classic Bucharest” është ndër ngjarjet më të mëdha të këtij lloji, ku do të marrin pjesë garues nga viset e ndryshme.

Kumanovari Durim Seferi për Portalb thotë se ka punuar intenzivisht dhe është përgatitur gjatë për këtë garë.

“Së bashku me trajnerin Astrit Iseni dhe Ridvan Bilalli për një kohë të gjatë jemi përgatitur për këtë garë. Jam optimist, shpresoj në rezultat pozitiv”, tha Seferi për Portalb.

Turneu ka nisur dje, më datë 2, dhe do të vazhdojë deri më 4 shtator.

Grupi që do të përfaqëson shqiptarë ne këtë garë gatishmërinë e kanë theksuar edhe nëpërmes një postimi në fejsbuk, ku thuhet:

Durim Seferi dhe Dashmir Tairi, para daljes në skenë ku konkurrenca është jashtëzakonisht e madhe. Të dy garuesit ndihem në formë shumë të mirë dhe janë të gatshëm denjësisht ta prezantojnë “Cybex Gym” dhe Kumanovën në festivalin prestigjioz ” Tiger Clasic” në Bukuresht.

“Cybex Gym”

Se kjo ngjarje është e përmasave botërore, tregon edhe pjesëmarrja e Simone Panda-s si mysafir special i ngjarjes.

Simone Panda dhe Durim Seferi
Exit mobile version