Site icon PORTALB

Turqi, lirohen 34,000 të dënuar, për të futur “tradhtarët”

Rexhep Taip Erdogan

Afro 34,000 të dënuar janë liruar nga burgjet turke për të krijuar hapësirë për dhjetëra mijëra persona të akuzuar si pjesëmarrës në Grushtin e Shtetit në Turqi, transmeton Top Channel.

Autoritetet turke kanë shkarkuar rreth 80,000 persona nga postet publike dhe shumë të tjerë janë arrestuar për “Grushtin” e dështuar në mesin e muajit korrik.

Qeveria e Presidentit Tayyip Erdogan ka deklaruar se do të lirojë në total rreth 38,000 të burgosur për të krijuar hapësirë për të dyshuarit, raporton Daily Mail.

Ditën e djeshme rreth 8000 anëtarë të personelit të sigurisë dhe më tepër se 2 mijë të tjerë janë pezulluar nga akademia ushtarake në Turqi, gjithmonë nën dyshimin se kanë lidhje me “Grushtin”.

Exit mobile version