Site icon PORTALB

Shtajnmaer: Marrëveshja e arritur për mbajtjen e zgjedhjeve të plotësohet

Frank Valter-Shtajnmajer

Frank Valter-Shtajnmajer

“E përshëndes marrëveshjen mes partive politike për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor. Me rëndësi është që marrëveshja të plotësohet me besueshmëri dhe shpejtë dhe në këtë mënyrë të mënjanohet ngecja e vendit në rrugën drejt afrimit në BE”, thuhet në letrën e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Frank – Vallter Shtajnmaer, për arritjen e marrëveshjes së mbrëmshme për mbajtjen e zgjedhjeve në Maqedoni, njofton Portalb.

Ai gjithashtu shton se me rëndësi gjithashtu është edhe që Prokuroria Speciale të punojë pa pengesa, deri në sqarimin e keqpërdorimeve të fuqisë, që përsëri qytetarëve të Maqedonisë t’u kthehet besimi te institucionet.

Shtajnmaer ka falënderuar eurokomesarin Johanes Han dhe ekipin e tij, por edhe të dërguarin special të Gjermanisë, Johanes Hajndëll, i cili ka ndërmjetësuar në bisedimet partiake. /Portalb

Exit mobile version