Site icon PORTALB

HIRËSI, ik nga ky vend!

Ky kuvend i madh, ky tempull i egër dhe i shenjtë, ku mjeshtrit e mëdhenjë të mashtrimit kapitalist, synojnë me çdo kusht frontin e perëndimit, por me një pushtet të ç’ekuilibruar aristokratik. Dikur, eprori ynë i shtetit e nisi karrierën e tij politike, si besimtar i kultit sinagogian, por prapaskenat e tij të errta dhe shalli i bardhë i hedhur rreth krahëve, bënte që metoda e tij eklektike të nxirrte në pah një jetë të një arrivisti të tepruar. Por çfarë fshihej prapa atij shalli?! A mos ndoshta ARKA e shenjtë sëbashku me korrupsionin, rekrutimin, ku vetëm duhej një pamflet anonim dhe një skenar, thjesht sa të dëshmonte alibinë e tyre të rremë. Kjo ishte pikërisht edhe shkaku që të kryheshin operacionet rekrutuese më të suksesshme ndëretnike.  Kjo ishte pra,  AJKA E RITUALIT të mashtruesve politik. Ato nuk e dinin se do të vinte një ditë e KOMPLOTI i tyre do të zbardhej, ndërsa kartëmonedha e tyre do të shfaqte anën më të errët konspirative. Kjo ishte, pikërisht doktrina e tyre e primitivizmit, ku tirania e egër maskiliste i dërgonte në manipulim, së bashku me një lloj kompromisi, që sot doli gjithçka në shesh. Rasti i krizave dhe trazirave, kompromisi, ekuilibiri i tyre çorientues e nacionalist e solli eprorin të vetëquhet “Mjeshtër i madh i mashtrimit kapitalist”.

Kjo ishte pra, pikërisht një aristokraci e zezë nga ana e tij, ku kronikat nacionaliste dhe deklaratat e tij kontradiktore zbardhën çështjet më aktuale të vendit dhe faturën, një çmim që sot ne e paguajmë me jetë.
Ky është shteti ynë, kulti i tij fetar, altari i tij i shenjtë.

Kur egoja e tij ishte aktive, ai më nuk e ndjente më kontaktin me fuqinë supernatyrore të univerzit.  Ai kurrë nuk ishte në kontakt me Zotin, apo me asgjë në fakt, por me mendimet dhe idetë që ai i krijonte vetë për Zotin dhe gjithqka tjetër.

Ai harroi se, ashtu si të gjithë pushtetarët e tjerë egoistë, që tashmë janë shkundur nga dega e historisë, se populli ka vuajtur gjithmonë, por nuk ka humbur kurrë.  Pavarësisht kush ka qenë dhe kush është në krye të tij.
Arma e tij, nuk funksionon më, sepse as nga pala e  vet etnike nuk ekziston më as edhe një njeri që do të donte të ndante me të, të  njejtin ideal.

Spastrimi i kabinetit qeveritar , konflikti prototip, inflacioni, zhvlerësimi i kartëmonedhës bënë që edhe kisha të ndihet e lodhur me të. Kisha ia tregonte vazhdimisht itinerarin, por ai zgjodhi sërish SINAGOGËN.  Sepse vendosi ta relizoje fitimin më të madh me përpjekjen më të vogël.

Kisha ia hapi dyert! Por ai prapë e refuzoi atë duke vazhduar hapat e tij hijerëndë drejt Sinagogës.  Ai tha: “Kisha është injorante”. E nga ana tjetër sa më shumë që populli i afrohej, ai aq më tepër luante me të, vazhdimisht i shtynte në humnerë.  Dhe vazhdoi më tutje të flasë: “Nëse ju e shihni këtë foltore siç e shoh unë,  asgjë nuk do të dal nga kontrolli, më votoni sërish”.

I vetmi qëllim i tij ishte të jetë prapë në krye të SINAGOGES edhe pse kësaj rradhe tashmë çdo gjë kishte dalë jashtë kontrollit.

“A nuk keni nevojë për mua”- tha dhe ra në gjunjë përpara altarit. “Lutuni me mua”. Por kësaj rradhe askush nuk u lut më me të e as për të . Njerëzimi ishte i lodhur dhe i vetmi synim i tyre ishte ta shpëtonin veten nga marrëzia e tij narcizoide.

Dhe në fund dikush e thirri “HIRËSI, populli të ka zbuluar ik nga këto anë! U duhet dhënë fund lojërave. E kemi humbur betejën”!

“JO” tha ai. Unë dua të ngjitem edhe më lart! Edhe më lart…

Aty ku ishte, vetëm, ra në gjunjë dhe nisi të lutej.

Por Zoti kurrë nuk i pranoi lutjet e tij!

Exit mobile version