Site icon PORTALB

Bejli: Marrëveshja për zgjedhje më 11 dhjetor, hap i rëndësishëm për Maqedoninë

Amasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli

Amasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur për mbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor, njofton Portalb.

“SHBA dhe BE, janë krenarë që kanë ndihmuar për marrëveshjen dhe mendojmë se kjo është një hap shumë i rëndësishëm për vendin. Do të vazhdojmë të punojmë për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe qytetarët të votojnë pa frikë. Më e rëndësishmja është se çfarë do të bëjnë partitë, mediat dhe qytetarët, të cilët do të vendosin se a do ta lëvizin vendin drejt rrugës euro-atlantike, në fushën e sundimit të ligjit, mediave të lira dhe çështjeve tjera”, tha Bejli.

Exit mobile version