Site icon PORTALB

Mishel Temer sot do të betohet si president i Brazilit

Nënpresidenti brazilian dhe kryerës i detyrës si shef i shtetit, Mishel Temer do ta kryejë funksionin e presidentit që sot, prejse Senati votoi impiçment për Dilma Rusef.

Temer do të betohet në orën 16 sipas kohës lokale (19 sipas Griniçit). Ceremonia e betimit të funksionit të presidentit do të mbahet në Senat.

Pritet Temer 75 vjeçar të udhëtojë për në Kinë në takim në nivel të lartë të G-20.

Exit mobile version