Site icon PORTALB

Largohen 500 ton armë kimike nga Libia

Libi

Qeveria e Danimarkës njoftoi se nga Libia janë larguar 500 ton armë kimike, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të qeverisë daneze thuhet se me një operacion nën udhëheqjen e danezëve janë larguar 500 ton armë kimike nga Libia.

Më tej bëhet e ditur se armët kimike janë ngarkuar ditën e shtunë nga porti Misrata dhe janë dërguar në Gjermani.

Ministri i Jashtëm danez Kristian Jensen deklaroi se “tashmë kemi larguar nga Libia mbetjet kimike dhe kemi siguruar që ato të mos bien në duar të gabuara”.

Operacioni për largimin e armëve kimike nga Libia është mbështetur edhe nga Britania e Madhe dhe Finlanda.

Exit mobile version