Site icon PORTALB

SPG, IMM dhe ISK kërkojnë gjykim korrekt dhe të drejtë për gazetarin Zoran Bozhinovski

Gazetari Zoran Bozhinovski

Gazetari Zoran Bozhinovski

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve të Maqedonisë (SPGM), Instituti i Mediave të Maqedonisë (IMM) dhe Instituti për Studime Komunikuese (ISK) e mbështesin Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në orvatjet, siç njoftuan sot, që të sigurojë gjykim korrekt dhe të drejtë për gazetarin Zoran Bozhinovski. SPGM, IMM dhe SHGM paralajmëruan se do të kyçen në protestën e nesërme para Gjykatës Themelore në Shkup në ora 10 ku është caktuar seanca e parë kundër Bozhinovskit. Gazetari Zoran Bozhinovski është në paraburgim si një nga të dyshuarit për rastin “Spiuni”.

Exit mobile version