Aplikimi për vizë ruse është aq proces i ndërlikuar sa që nga frustracioni mund të hiqni dorë. Për të aplikuar duhet të plotësoni një listë të detajeve që nuk kanë fund, si psh: të shënoni listën e shteteve të cilat i keni vizituar në 10 vitet e fundit me data të sakta, detaje për punëdhënësit dhe menaxherët më të fundit, historia e arsimit tuaj, numrat e sigurimit…
Më pas, duhet të bashkëngjitni ftesën për vizitën dhe nëse e gjithë kjo nuk mjafton do duhet të ju marrin shenjat e gishtave dhe të prisni një muaj për përgjigje, ndërsa në ndërkohë ju vëreni se keni shpenzuar qindra dollarë. E gjithë kjo sepse ju duhet të vizitoni St Petersburg-un vetëm një natë, njofton Portalb.mk.
Sipas Indeksit për kufizim të vizave të Henley & Partners, shtetasit e Gjermanisë mund të vizitojnë 175 shtete pa viza prandaj dhe pasaporta gjermane është me e fuqishmja në botë.
Në vendin e dytë është Suedia, më pas Finlanda, Franca…
Në krahasim me shtetet Ballkanike radhitja e shteteve sipas Indeksit është si vijon: