Raundi i ri i sekretarit të përgjithshëm të KB-së

Në seancën e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara do të mbahet raundi i tretë i votimit për sekretar të ri të përgjithshëm të Organizatës Botërore.

Pas votimit të sotëm do të dihet se cilat janë favoritët e funksionit dhe se kush “de facto” do të dalin nga gara.

Në KS do të mund të votohet për Sërgjan Kerim nga Maqedonia, Vuk Jeremiq nga Serbia, Irina Bokova nga Bullgaria, Kristina Figueresh nga Kostarika, Natalia German nga Moldavia, Mirosllav Lajçak nga Sllovakia. Në garë janë edhe Antonio Guteresh nga Portugalia, Suzan Malkore nga Argjentia, Helen Klark nga Zelanda e Re dhe Danilo Tirk nga Sllovenia.

Pas votimit të djeshëm, votimi hyn në një fazë të re në të cilën metodologjia e vendimit ndryshin dhe në skenë hyn marrëveshja direkte, respektivisht “pazarllëku” midis forcave të mëdha. Në njëfarë mënyre kandidati dhe fushata e tij mbeten në plan të dytë, ndërsa në lojë janë verësimet dhe marrëveshjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button