Pentagon: Operacione të pakoordinuara në Sirinë Veriore do të jenë në dobi të SHI-së

Operacione dhe manovra të pakoordinuara në pjesën veriore të Sirisë do të sigurojnë më shumë hapësirë për Shtetin Islamik, paralajmëron Pentagoni.

Në paralajmërim shtohet se SHBA-ja sërish u bën thirrje Forcave kurde siriane për mbrojtje të popullit që të tërhiqen nga bregu lindor i lumit Eufrat.

Turqia dhe kryengritësit sirianë, të cilët janë të mbështetur nga Ankaraja, në fillim të operacionit në pjesën veriore të Sirisë, kanë pushtuar territore, të cilat janë nën kontroll të forcave kurde siriane dhe të aleatëve të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button