Site icon PORTALB

Nuk ndalet Interi, shkëmbim Brozoviç-Fabregas?

Cesc Fabregas

Ditë të nxehta merkatoje për Brozovic. Nga Londra del në skenë një prapaskenë mjaft interesante. Chelsea është gati të vërë në pjatë për të arritur te kroati Cesc Fabregas, mesfushor i rafinuar, me 110 prezenca në Kombëtaren Spanjolle, dhe me një karrierë po kaq të pasur në nivel klubesh me Barcelonën e Arsenalin para kalimit te blutë e Londrës.

Conte me sa duket nuk e preferon por është padyshim një lojtar me personalitet që do të bënte shumë punë Interit në fazën e ndërtimit të lojës, nevojë kjo që u pa më qartë edhe pasi ndaj Palermos u panë më vështirësitë e Banegës për të interpretuar rolin në kabinën e regjisë, transmeton Supersport.

Megjtihatë zikaltërve ju duhet të bëjnë kujdes nga Juventusi që është gati të paguajë për Brozovic 20-25 milionë euro, por jo më tepër pasi është refuzuar një herë nga pronarët e rinj kinezë që nuk duan të përforcojnë asnjë nga kundërshtarët e drejtëpërdrejtë në Itali.

Exit mobile version