Site icon PORTALB

Shkup, sulmohet dhe vidhet taksisti nga udhëtari

TAXI

TAXI

Një taksist është sulmuar me thikë dhe është plaçkitur deri sa ka transportuar një udhëtar dje rreth orës 13:30 në lagjen “Keramidnica” në Shkup.

Siç kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, udhëtari ka hipur në taksi, është ulur në sediljen e pasme dhe me kërcënim me thikë ndaj taksistit I.V. (42) i ka marrë rreth 12.000 denarë, me ç’rast ka ikur. Punohet për ndriçimin e tërësishëm të rastit.

Exit mobile version