Site icon PORTALB

MPB-­ja mori 25 automjete “Shkoda Jeti” donacion nga Çekia

MPB

MPB

­ Donacion prej 25 automjeteve “shkoda jeti” në vlerë prej 740.000 eurove sot i dorëzoi Ambasada Çeke Maqedonisë për nevojat në policinë kufitare pranë MPB-­së. Ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov theksoi se ky donacion është jashtëzakonisht i rëndësishëm për nevojat e policisë kufitare e cila aktualisht ballafaqohet me krizën e emirgantëve në kufirin jugor.

“Kemi marë 25 automjete të cilët do të jenë në funksion të policisë kufitare dhe kjo do të jetë përforcim i mirë i kapaciteteve të përgjithshme të policisë kufitare në MPB dhe jo vetëm atë, por në përgjithësi edhe të gjitha kapaciteteve të Republikës së Maqedonisë në menaxhimin me krizën e refugjatëve pasi këto sfida nuk përfunduan me mbylljen e rutës së Ballkanit perëndimor”, theksoi ministri Çekov.

Sipas tij, Maqedonia edhe më tej është e ekspozuar në aktivitetet lidhur me parandalimin dhe shkatërrimin e rrjeteve kriminale që janë aktuale, të cilat mbylljen e rutës ballkanike dëshirojnë ta zëvendësojnë me aktivitetet e tyre të organizuara kriminale në nivel ndërkombëtar.

Me donacionin, theksoi ministri Çakov, MPB­-ja do të tregojë kapacitet edhe më të madh në ballafaqimin me shkatërrimin e rrjetit kriminal që e keqpërdorin fatkeqësinë e refugjatëve. Zëvendësambasadori i Republikës së Çekisë Josef Brozh theksoi se miq të vërtetë njihen në momente të vështira, dhe kështu njihen edhe shtetet se cila prej tyre është mik i vërtetë. Republika Çeke është mik i vërtetë.

Exit mobile version