Site icon PORTALB

Pesë të arrestuar për shpërthimin në Bruksel

Bruksel

Pesë persona janë arrestuar për shkak të zjarrit në laboratoret e Institutit të Kriminalistikës në Bruksel.

Zyrtarët dyshojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar me qëllim shkatërrimin e provave mjeko-ligjore.

Zëdhënësi i prokurorit, Ine Van Wymersch, tha se një makinë ka kaluar përmes tri barrierave, duke shkaktuar shpërthim dhe zjarr të madh, rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Policia nuk ka konfirmuar shpërthimin e bombës, siç është raportuar më herët.

Van Wymersch tha se qëllimi i zjarrit, sipas të gjitha gjasave, ka qenë shkatërrimi i “disa dosjeve” brenda.

Belgjika është në gjendje të lartë gatishmërie që nga sulmet e 22 marsit në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion të metrosë së qytetit, nga të cilat kanë humbur jetën 32 veta.

Përgjegjësinë për këto sulme e pati marrë grupi militant Shteti Islamik. /REL

Exit mobile version