Epilogu i aksidentit që ndodhi në afërsi të fshatit të Shkupit, Varvar, është një i vdekur, një person rëndë i lënduar dhe 4 tjerë më pak të lënduar. Akisdenti ka ndodhur në momentin kur janë përplasur makina e tipit “golf” dhe kamioni i tipit “TAM”, ka njoftuar policia.
Në aksident jetën e ka humbur 23-vjecari Rexhep Sh. nga fshati Ellovë, i cili po e drejtonte makinën “golf”, ndërsa lëndime të rënda mori 52-vjecari S.M., që ishte ne “golf”. Ai është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm në Qendrën urgjente në Shkup.
Me këtë rast është lënduar I.?.(47) nga fshati Patishka Rekë, i cili po e drejtonte kamionin, kurse lëndime ka marrë edhe 10-vjecari që ishte se bashku me I.M. në kamion.
Lëndime kanë marrë edhe bashkëudhëtarët që ishin në “Golf” O.Sh.(23), ?.?.(21) dhe N.?.(21).