Ja si përfundoi një eksperiment social me “burkini” në një plazh britanik (Video)
Çështja e “burkinit”, veshjes islame për femrat në plazhe, ka çuar drejt një eksperimenti social nga një grup aktorësh, aplikuar në një nga plazhet britanike.
Dhe siç ndodhi realisht në një nga plazhet e rivierës franceze, ku policë vendas lanë nam duke detyruar një grua që të heq tunikën, edhe aty polici ka tentuar të bëjë të njëjtën gjë.
Skena u luajt nga një burrë e një grua, aktorë të grupit të njohur si “TrollStation”. Skena e tyre provokoi reagime të forta të njerëzve që ishin në plazh, transmeton Tesheshi.
Dhe ishin përgjithësisht gratë ato që dolën në mbrojtje të burkinmbajtëses, që në fakt ishte aktore në rol, duke sulmuar njëherësh policin, po ashtu aktor.
Ndiqeni skenën: