Site icon PORTALB

Teuta Arifi optimiste para takimit të liderëve

Teuta Arifi

Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, shpreson që liderët e katër partive kryesore në takimin e 31 gushtit, do të bien dakord që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen në fund të vitit. Në një intervistë për Alsat, ajo flet edhe për zhvillimet në parti, rezultatet e ministrave të ri të BDI-së si dhe për situatën në komunën e Tetovës, të cilën e drejton prej tre vitesh.

Meqë top temë e kohëve të fundit kanë qenë bisedimet, marrëveshja dhe realizimi i pikave të saj, për fillim do desha të di se ku është pozita e BDI-së, ku është BDI në këto bisedime?

Normalishtë që për BDI, ka qenë shumë e rëndësishme që prej arritjes së marrëveshjes vitin e kaluar e njëjta të respektohet, sepse ka qenë dhe vazhdon të jetë fjala për një marrëveshje katërpalëshe, dhe duke pasur parasysh faktin që datat e caktuara ishin pjesë e marrëveshjes edhe BDI ka qëndruar në pozicionet e atyre marrëveshjeve. Shpresojmë se si rezultat i asaj marrëveshjeje të arritur liderët e katër partive politike, më 31 gusht, do arrijnë që të bëjnë ashtu siç edhe parashihet që zgjedhjet parlamentare, para fund vitit të mbahen.

Exit mobile version