Miniera “Zletovë” e rifillon prodhimtarinë

Miniera për plumb dhe zink “Zletovë”­Probishtip prej sot sërish do të fillojë me punë. Prodhimtarinë në minierë do ta ripërtërijë koncesioneri i ri, kompania bullgare “Minstroj”, e cila në pajtim me marrëveshjen me Qeverinë e Maqedonisë duhet ta rifillojë edhe minierën “Toranica”­Kriva Pallankë.

Në thirrjen publike nga Qeveria për ndarjen e koncesionit për eksploatimin e mineraleve për “Zletovë” dhe “Toranica”, pas shpalljes së falimentimit dhe likuidimit nga koncesionisti paraprak “Indo minerali”, “Minstroj” dorëzoi ofertë më të lartë. Do t’i menaxhojë “Zletovë” dhe “Toranicë” për koncesion vjetor prej dy milionë eurosh. Për rifillimin e minierave “Minstroj” në Maqedoni e themeloi firmën “Bullmak 2016”.

Në nënshkrimin e marrëveshjes me Qeverinë në prill të këtij viti, udhëheqësia paralajmëroi se do t’i rifillojë minierat, do t’i mbajë në punë 1.000 të punësuarit dhe se do t’i paguajë pagat e mbetura.

Solemniteti me rastin e rifillimit do të mbahet në pllajën për shkarkim të mineraleve në “Zletovë”, ku do të mbajë fjalim ministri i Ekonomisë Driton Kuçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button