Site icon PORTALB

Klinë: Konfiskohen armë e fishekë

Armë të gjetura

Armë të gjetura

Në Klinë, njësitë policore gjatë një bastisje kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi armësh të llojeve të ndryshme

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Klinë, njësitë policore gjatë bastisjes në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse, pronë e të dyshuarit mashkull shqiptar, kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi armësh të llojeve të ndryshme.

Nga njoftimi i Policisë bëhet e ditur se janë konfiskuar: dy armë automatike, dy revole, rreth 200 fishek të kalibrave të ndryshëm dhe një sprej.

Policia njofton se rasti shkon në procedurë të rregullt.

Exit mobile version