Shuhet zjarri në Ramstor, nuk ka dëme materiale
Në Qendrën Tregtare Ramstor në bulevardin Mito Haxhivasilev Jasmin në Shkup, ka shpërthyer zjarr në katin e dytë të qendrës.
Nga brigada e zjarrfikësve informojnë se janë nisur disa vetura për të intervenuar në shuarjen e zjarrit.
Arsya e shpërthimit të zjarrit është një oxhak i cili ka marr flakën në një nga restorantet në katin e dytë të qendrës tregtare Ramstor.
Nga shpërthimi i zjarrit është kyçur sistemi për shuarje të zjarrit me të cilën zotëron qendra tregtare Ramstor dhe me sukses është intervenuar dhe ka parandaluar dëme material dhe persona të lënduar.







