Site icon PORTALB

Turqi: Arrestohen tre ish-diplomatë të lartë

Policia turke

Një gjykatë e Ankarasë sot arrestoi tre ish-diplomatë turq, të rangut të lartë, të akuzuar për lidhje me grushtin e dështuar të shtetit më 15 korrik, në mesin e tyre një ish-këshilltar i ish-presidentit Abdullah Gül, raportoi agjencia turke e lajmeve Anadoll.

Gurcan Balik, Ali Findik dhe Tuncay Babali ndodhen në burg, të cilët janë në pritje të procesit gjyqësor.

Ata dyshohen për lidhje me predikuesin Fethullah Gülen, i akuzuar për orkestrimin e grushtshtetit.

Exit mobile version