Site icon PORTALB

Vritet nga forcat izraelite një palestinez në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite (Foto arkiv)

Ushtarët izraelitë kanë vrarë edhe një palestinez në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, tha se ushtarët në afërsi të Silvada në Bregun Perëndimor kanë konstatuar se si palestinezi vrapon drejt pikës kontrolluese, dhe hapën zjarr. Andraee theksoi se në vazhdim është hetimi lidhur me ngjarjen.

Dëshmitarët theksuan se palestinezi Iyad Hamadi (38) është vrarë teksa ishte në automjet privat. Gjithashtu kanë shtuar se është vrarë në hyrje të Silvad-it. Mësohet se ushtarët izraelitë, pasi vranë palestinezin, trupin e tij e vendosën në thes të zi dhe e dërguan në vend të panjohur.

Nga Gjysmëhëna palestineze theksuan se ushtarët nuk lejuan ekipet e tyre që të afrohen në vendin e ngjarjes.

Exit mobile version