Site icon PORTALB

Ksidakis: Problemi midis Athinës dhe Shkupit është problem i përbashkët

Nikos Ksidakis

Nikos Ksidakis

Zëvendësministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Ksidakis sot deklaroi se klima në marrëdhëniet midis Shkupit dhe Athinës vazhdimisht po përmirësohet. ”

Mendoj se problemi midis Athinës dhe Shkupit është problem i përbashkët. Ata duhet ta thyejnë akullin dhe ta zgjidhin mosmarrëveshjen”, deklaroi Ksidakis për programin e parë të radios shtetërore. Ai gjithashtu shtoi se “me qëllim që t’i plotësojë kriteret për anëtarësim, të cilat janë shumë të rënda, Shkupi do të duhet të kalojë një rrugë të gjatë, ndërsa Greqia do ta ndihmojë kursin evropian të vendit”.

Exit mobile version