Site icon PORTALB

Gjendje e jashtëzakonshme në Itali, 267 të vdekur nga tërmeti

Tërmeti në Itali

Ka mbërritur në 267 numri i viktimave të rekuperuar nga tërmeti i 24 gushtit në Itali.

Ky është bilanci i fundit provizor zyrtar i deklaruar mëngjesin e sotëm gjatë konferencës së shtypit nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile.

207 viktima janë rekuperuar në Amatrice, 11 në Accumoli e 49 në qytezën e Arquata del Tronto.

387 është numri i të plagosurve të shtruar në spitalet e rajonit të Lacios, Marke e Abruzzo.

Drejtoria e Mbrojtjes Civile informon se nga momenti i tërmetit e deri në mëngjesin e sotëm janë regjistruar 928 lëkundje tërmeti, transmeton Koha.net

Lëkundja e fundit e tërmetit është regjistruar në ora 6.28 minuta të mëgjesit të sotëm e shkallës 4.8.

Exit mobile version