Site icon PORTALB

Meha kthehet te Konyaspori

Alban Meha

Alban Meha është rikthyer te Konyaspori, vetëm dy muaj pasi kishte zyrtarizuar largimin nga Turqia.

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Alban Meha, do ta vazhdojë karrierën në Turqi.

Ndonëse vetëm dy muaj më parë ai ishte transferuar te skuadra Al Nassr në Arabinë Saudite, ai ka vendosur që t’i rikthehet skuadrës së Konyasporit, me të cilën do të luajë në Ligën e Evropës këtë edicion.

Stinorin e shkuar Meha ishte një prej lojtarëve kyç të Konyasporit dhe një gjë të tillë do të mundohet ta përsërisë edhe këtë vit, transmeton Koha.net

Exit mobile version