Site icon PORTALB

Turqia dërgon tanke të tjerë në Siri për të luftuar kundër Shtetit Islamik (FOTO)

Siri Turqi

Ilustrim

Të paktën nëntë tanke të tjera turke kanë hyrë në Sirinë veriore të enjten si pjesë e një operacioni që synon spastrimin e qytetit të Jarablus nga militantët e Shtetit Islamik dhe parandalimin e luftëtarëve të e milicisë kurde për të zaptuar territorin.

Një zyrtar i lartë turk tha se deri tani brenda Sirisë kanë hyrë më shumë se 20 tanke turke dhe se të tjera makineri ndërtimi dhe tanke do të dërgohen nëse kërkohet. raporton “Reuters”

“Ne kemi nevojë për makineritë e ndërtimit që të na hapin rrugën … dhe mund të na duhen më shumë në ditët që vijnë. Ne gjithashtu kemi transportues të blinduar që mund të përdoren në anën siriane. Ne mund t’i vëmë ato në shërbim sipas nevojës,” tha zyrtari .

Tanket dhe avionët turk hynë të mërkurën në Jarablus, një nga bastionet e fundit të Shtetit Islamik në kufirin turko-sirian, në ofensivën  e parë të madhe të Turqisë për të mbështetur fqinjin e saj jugor.

Exit mobile version